Të paktën 11 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në një qendër tregtare në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme siriane.
Media shtetërore siriane ka raportuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendrën tregtare La Mirada Mall, mbrëmjen e së martës.
Dy persona kanë arritur t’i shpëtojnë zjarrit, ndërkohë që dhjetëra biznese janë shkatërruar nga shpërthimi.
Hetimet lidhur me rastin kanë nisur, derisa 20 zjarrfikësit janë dërguar në vendngjarje për ta fikur zjarrin dhe për ta rikthyer situatën nën kontroll.
Artikuj të ngjashëm