Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të pabazuara konsiderohen dokumentet e firmës së Trumpit

Prokuroria e përgjithshme e Nju Jorkut i ka vlerësuar si pabazuara deklarimet e përvitshme financiare të kompanisë të kompanisë që u kujdes për të siguruar hua e firmës dhe imazhit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Në dokumente thuhet se kompania vazhdimisht kishte mbivlerësuar vlerën e aseteve.

Në një letër dërguar avokatit të Organizatës Trump, Kompania Mazars USa kishte këshilluar kompaninë të informonte këdo që kishte dokumente që të mos i përdornin kur të vlerësohej pesha financiare e dokumenteve të kompanisë dhe ish-presidentit.

Firma ka thënë gjithashtu se ka shkëputur marrëdhëniet me Trumpin, klienti i profilit më të lartë.

Letra është publikuar vetëm pak javë pasi prokurorja e rastit të njoftonte se hetimi civil zbardhi se Trumpi dhe kompania e tij kishte përdorur vlerësime të paqëndrueshme për klubet e tij të golfit, rrokaqiejve dhe pronave tjera për të marrë hua dhe për t’iu shmangur taksave.