Kryesisht në qetësi dhe pa incidente ka kaluar Dita e Krishtlindjes në botë. Festa më e madhe u shënua në Jerusalem.
Aty patriarku Pierbattista Pizzaballa, e udhëhoqi meshën kryesore të Krishtlindjes në Bregun Perëndimor, transmeton KTV. Ndërsa, qindra turistë nga e gjithë bota së bashku me presidentin dhe kryeministrin palestinez, ishin të pranishëm.
E Hong Kongu u zgjua mes kaosit, pasi policia gjuajti gaz lotsjellës ndaj mijëra protestues në qendrat tregtare në prag të Krishtlindjes. Ndërsa, në Australi, vizituesit e plazhit patën rastin të bëjnë fotografi me pemët e Krishtlindjeve në rërë, në plazhin Bondi të Sidneit, në një ditë të nxehtë të Krishtlindjes.
Edhe në Evropë pati festime, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.
-
Si u festua Viti i ri në botë
-
Bota hyn në vitin e ri mes festës, reflektimit dhe masave të sigurisë
-
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
-
"Përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa", mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji për Krishtlindje
-
Protestat propalestineze në Itali, përleshje mes protestuesve dhe policisë