Zyrtarët amerikanë dhe ata talibanë janë në proces të negociatave për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Në një intervistë për rubrikën Expose të Radios Evropa e Lirë, Mushtaq Rahim, analist i çështjeve të sigurisë, me seli në Kabul, thotë se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse në bisedime përfshihet edhe Qeveria afgane.
Talibanët tash për tash refuzojnë të bisedojnë me përfaqësuesit qeveritarë, duke i konsideruar ata “kukulla” të Shteteve të Bashkuara.
Thuhet se ky është angazhimi më serioz për armëpushim. Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur, muajin e kaluar, se korniza e marrëveshjes për paqe është arritur.
Artikuj të ngjashëm
-
Talebanët futen në Kabul
-
Talebanët insistojnë se paqe nuk do të ketë pa pjesëmarrjen e tyre në qeveri
-
Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe
-
Qeveria afgane dhe talibanët arrijnë marrëveshje “historike” në bisedimet për paqe
-
SHBA-ja shton përpjekjet për bisedime midis Qeverisë afgane dhe talibanëve