Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Talibanët sulmojnë një hotel në Afganistan

Militantët talibanë kanë sulmuar një hotel në veriperëndim të Afganistanit, duke vrarë të paktën tre zyrtarë policorë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrat Rahimi tha se tre sulmues vetëvrasës me bomba, hynë në hotelin Qal-e Naw, në kryeqytetin e provincës Badghis.

Ai tha se sulmuesit kanë shtënë në drejtim të mysafirëve të hotelit, transmeton rel.

Radhimi tha se dy sulmues janë vrarë gjatë përleshjes me forcat e sigurisë.

Dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se përleshjet e armatosura po vazhdojnë ende dhe se zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i talibanëve, Mohammad Yusef Ahmadi mori përgjegjësinë për incidentin dhe tha se sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar këtë hotel.