Talibanët publikisht kanë kërcënuar rojet e sigurisë afgane që punojnë në Ambasadën e Australisë, e cila shpejt do të mbyllet, duke shpërndarë fotografi të tyre në internet dhe duke paralajmëruar se do të shënjestrohen për bashkëpunimin me një qeveri të huaj.
Qeveria australiane ka deklaruar këtë javë se do ta mbyllë ambasadën në Kabul, sipas saj, për shkak të pasigurisë aty dhe se diplomatët nuk do të jenë të sigurt.
Të punësuarit afganë që janë punësuar si roje jashtë ambasadës, kanë thënë se janë bërë shënjestër e talibanëve dhe shumë prej tyre tanimë nuk e ndjejnë veten të sigurt brenda Afganistanit, raporton The Guardian.
Talibanët kanë thënë publikisht se çdokush që punon krah qeverive të huaja apo forcave ushtarake, është tradhtar ose armik dhe se do të jetë në fokus të saj.
-
Talebanët do t’i mbyllin të gjitha OJQ-të që punësojnë gra afgane
-
Afganistani, jo shtet por kafaz për gratë
-
Gazetarja australiane thotë se talebanët e arrestuan, e abuzuan dhe e kërcënuan
-
Afganët, nën talebanët, më të sigurt, më të varfër dhe më të pashpresë
-
Mbi 3,000 ushtare dhe police afgane mund të jenë torturuar e vrarë nga talebanët