Talebanët urdhëruan mbylljen e shkollave të mesme për vajzat në Afganistan të mërkurën vetëm disa orë pasi ato u rihapën, konfirmoi një zyrtar, duke shkaktuar konfuzion dhe zemërim, raporton agjencia AFP.
"Po, është e vërtetë", ka thënë zëdhënësi i Talebanëve, Inamullah Samangani, kur u pyet për të konfirmuar raportet se vajzat ishin urdhëruar të ktheheshin në shtëpi.
Nuk u dha arsyeja prapa këtij vendimi, duke u thënë shkurt: “Nuk na lejohet ta komentojmë këtë”.
E dërguara e Kombeve të Bashkuara, Deborah Lyons, i quajti shqetësuese raportimet për mbylljen.
"Nëse është e vërtetë, cila mund të jetë arsyeja?", ka shkruar ajo në Twitter.
Kur talebanët morën pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar, shkollat u mbyllën për shkak të pandemisë Covid-19, por vetëm djemtë dhe vajzat në moshë më të re u lejuan të rifillonin mësimet dy muaj më vonë.
Edhe
Talebanët rihapin edhe shkollat e mesme, përjashtojnë vajzat
Kishte frikë se talebanët do të mbyllnin të gjithë arsimin formal për vajzat, siç bënë gjatë qëndrimit të tyre të parë në pushtet nga viti 1996 deri më 2001.
Komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të drejtën për arsimim për të gjithë një pikë pengese në negociatat për ndihmën dhe njohjen e regjimit të ri taleban, me disa kombe dhe organizata që ofrojnë të paguajnë mësuesit.
Të mërkurën, urdhri për rifillimin e shkollave të mesme të vajzave dukej se u respektua vetëm paksa, me raportime që dolën nga disa pjesë të vendit se mësimet do të rifillonin muajin e ardhshëm.