Kombet e Bashkuara kanë thënë se talebanët, udhëheqësit e rinj të Afganistanit, po kërkojnë që të flasin në takimin e nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Zëdhënësja e OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres ka pranuar një komunikatë më 15 shtator nga ambasadori i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, me listën e delegacionit të Afganistanit për sesionin e 76-të të asamblesë.
Guterres pranoi një tjetër komunikatë më 20 shtator me titull, “Emirati Islamik i Afganistanit, Ministria e Punëve të Jashtme”, e nënshkruar nga “Ameer Khan Muttaqi” si “Ministër i Punëve të Jashtme”, duke kërkuar pjesëmarrje në takimin e liderëve botërore të OKB-së, raporton AP.
Muttaqi ka shkruar se ish-presidenti afgan është dëbuar nga vendi dhe se nuk e përfaqëson më atë. Kështu që, nominonte një përfaqësues të përhershëm të ri në OKB, Mohammad Suhail Shaheen.
-
Talebanët do të marrin pjesë për herë të parë në konferencën e OKB-së për klimën
-
OKB: Talebanët do të vendosin rregulla të reja për punën e grave në operacionet humanitare
-
Gratë udhëheqëse të OKB-së takohen me talebanët për ndalimin e punonjësve të ndihmës
-
OKB-ja u bën thirrje talebanëve t’i heqin kufizimet ndaj grave
-
OBSH-ja flet me talebanët për krizën “e tmerrshme” shëndetësore në Afganistan