Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan thotë se “Pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e dytë të Samitit të Liderëve G20 në Hamburg, presidenti turk Erdogan u takua me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e hapur për media të takimit, Erdogan nisi fjalimin e tij duke thënë se “Para së gjithash po përjetojmë një takim të ndryshëm të Samitit G20”.
Duke theksuar rezultatet pozitive të marrëdhënieve Turqi-Rusi për rajonin, Erdogan tha se “Me të vërtetë besoj se është shembull për popujt ne rajonit dhe botën. Pritjet janë të mëdha, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në mes nesh, me të vërtetë si një shembull sjellin dobi për popujt e të dy shteteve”.
Erdogan shprehu besimin se zhvillimet në marrëdhëniet ekonomike si dhe në industrinë e mbrojtjes do të sjellin marrëdhëniet Turqi-Rusi në një pozitë shumë më të fortë.
“Mbi të gjitha, natyrisht që pritjet për Sirinë dhe Irakun në rajon janë të mëdha. Unë në këtë aspekt i jap rëndësi të madhe takimit tonë. Në emrin tim dhe të popullit unë ju falënderoj për këtë vullnet të treguar deri më tani”, tha presidenti Erdogan.
Pas këtyre deklaratave, takimi po vazhdon me dyer të mbyllura për media.