Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajlandezja akuzohet se vrau 12 miq të saj

Policia tajlandeze ka arrestuar një grua të dyshuar për vrasjen e 12 miqve të saj dhe të tjerë duke i helmuar me cianid.

Sararat Rangsiwuthaporn u arrestua pas hetimeve mbi vdekjen e një mikeshe të saj.

Familja e viktimës ka ngritur dyshime pasi ajo vdiq në një udhëtim me Sararatin, raportoi BBC.

Pas hetimeve, policia tha se beson se Sararati ka vrarë edhe 11 të tjerë, përfshirë një ish-të dashur.

Policia thotë se ajo i vrau për arsye financiare. Sararati ka mohuar të gjitha akuzat.

Hetuesit thanë se të gjitha viktimat kishin vdekur nga shkaku i njëjtë, helmimi. Vrasjet filluan në vitin 2020, thanë ata.