Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tajfuni Lekima niset drejt brigjeve të Kinës

Foto: Reuters / ilustrim

Autoritetet kineze kanë lëshuar një alarm të kuq, teksa një tajfun i fuqishëm është nisur drejt brigjeve lindore të vendit.

Tajfuni Lekima, që aktualisht ka përfshirë Tajvanin me erëra më të shpejta se 190 kilometra në orë, pritet të mbërrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë, raporton REL.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në këtë rajon për të bërë përgatitjet e duhura, ka thënë ministria për Emergjenca e Kinës.

Ndërkohë, mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

Paralajmërimet për vërshime janë nisur në disa zona derisa edhe disa linja të trenave janë pezulluar gjatë fundjavës.

Edhe Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni Lekima në Kinë, mbi 3200 fluturime të anuluara Botë Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni Lekima në Kinë, mbi 3200 fluturime të anuluara

Lekima është një nga dy tajfunet që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.