Ka shkuar në 32 numri i viktimave nga tajfuni që ka goditur Kinën, derisa 16 të tjerë janë zhdukur, raporton Reuters.
Tajfuni Lekima, të shtunën në mëngjes, e goditi lindjen e provincës Zhejiang me erërat që kanë arritur deri në 187 km në orë, duke shkaktuar kështu edhe kaos në trafik, transmeton Koha.net.
Lekima, është tajfuni i nëntë këtë vit që ka goditur Kinën, dhe pritet të bëjë edhe një goditje në provincën Shandong.
Tashmë ky tajfun ka dëmtuar më shumë se 189 mijë hektarë të mbjella, derisa ka shkatërruar 36 mijë shtëpi në Zhejiang, thonë autoritetet lokale, që kanë vlerësuar humbjet ekonomike mbi 2 miliardë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni Lekima në Kinë, mbi 3200 fluturime të anuluara
-
13 të vdekur e një milion të evakuuar pas tajfunit Lekima në Kinë
-
Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë
-
Të paktën 12 të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Kinë
-
Të paktën 20 të vdekur nga përmbytjet në Kinë