Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ta vizitojmë gjyshen a po jo? Omikroni prish planet e pushimeve dimërore

Është koha e Kërshëndellave, Dave Fravel dhe gruaja e tij kanë ftuar të afërmit në shtëpinë e tyre për të festuar dhe shpërndarë dhurata. Ata do të bashkohen pas një kohe të gjatë pa u parë shkaku i pandemisë. Gjithashtu, ata po planifikonin një udhëtim turistik në Nju Jork. Por, koronavirusi siç po duket, po i prish të gjitha planet. Me rritjen e rasteve në shtetin e tyre të Masaçusetsit dhe përhapjen e variantit super-infektiv të omikronit, kjo familje iu frikësua përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Në anën tjetër, gjatë verës, kur varianti Delta ishte në rritje, ai vendosi që të mos ketë pushime për Kërshëndella dhe se nuk do t’i takojë prindërit dhe familjen e motrës së tij në Londër dhe Skoci. Por, së bashku me gruan dhe vajzën e tij 2-vjeçare po mendojnë për një udhëtim katër-ditor në Miami më 31 dhjetor. “Zgjidhja më e lehtë do të ishte të thoshim ‘Oh Zot, na duhet ta anulojnë udhëtimin,” tha ai. “Dhe përderisa ka ende shkronja në alfabetin grek, atëherë do të ketë variante të tjera pas Omikronit dhe ju nuk mund të anuloni gjithçka”.

Për të dytin vit radhazi, virusi po paraqet probleme për njerëzit, duke i bërë ata të anulojnë tubimet familjare dhe udhëtimet gjatë festave. Kështu, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh ashpër këtë javë kur tha se “një eveniment i anuluar është më mirë se një jetë e humbur”. Mirëpo, njerëzit janë lodhur ekstremisht nga pandemia dhe përderisa në disa vende qeveritë përkatëse kanë shtrënguar masat, në vende të tjera, qeveritë kanë hezituar të bëjnë një gjë të tillë, duke e lënë këtë gjë më shumë në ndërgjegjen e gjithsecilit.

Mesatarja e infektimeve

Gjërat komplikohen kur ende nuk dihen karakteristikat e variantit omikron. Shkencëtarët e dinë se ai përhapet shpejt, ndoshta deri në tri herë më shpejt se varianti Delta. Mirëpo, a shkakton Omikroni sëmundje më pak të rënda se Delta? Disa kërkime sugjerojnë se po. Por edhe nëse janë sëmundje të lehta, omikroni mund t’i mbingarkojë spitalet me të infektuar. Kjo gjë bën që të ketë shtrëngim masash gjatë sezonit të festave.

Edhe Festat në hije të valës së re Botë Festat në hije të valës së re

Në SHBA, mesatarja e të infektuarve është rreth 149,000 në ditë dhe zyrtarët njoftuan se omikroni kaloi Deltën si varianti dominues. Në Britani, rastet ditore arritën në 100,000 për herë të parë të martën. Gjithashtu, në Francë, Spanjë dhe Itali, po vërehet një rritje e infeksioneve.

Fravel dhe gruaja e tij, Sue Malomo, të dy programerë softuerësh, kanë gjashtë fëmijë dhe janë mjaft të shqetësuar rreth omikronit dhe Deltës. Ata thanë se e anuluan udhëtimin për në Nju Jork dhe se mendimi për të qenë në ato turma të mëdha njerëzish nuk dukej se kishte shumë kuptim. Kështu, edhe në shtëpinë e tyre nuk do të ketë shumë njerëz për festat e fundvitit. Këtë vit do të kenë vetëm fëmijët e tyre dhe jo të gjithë në të njëjtën kohë.Tani për tani, plani është që të gjithë të qëndrojnë në ambiente ku ka pak njerëz ose komunikimi të bëhet vetëm përmes telefonave,” tha Fravel.

Në Angli, një lobist i energjisë mendoi dhe vendosi që mund ta bënte një udhëtim. Ai dhe gruaja e tij janë vaksinuar, por vajza e tyre jo, ngaqë është shumë e re për vaksinë. “Ne zgjodhëm Majamin, sepse atje mund të hamë jashtë dhe të kalojmë kohën në plazh dhe pishinë,” tha ai.

Julieta Aranguren nga Kolumbia, tashmë ka nisur udhëtimin e saj. 18-vjeçarja ishte në Madrid, duke shkuar për në Dubai, ku kishte planifikuar të kalonte kohë me të afërmit. Ajo shpenzoi mijëra dollarë duke rezervuar fluturime dhe hotele, në mënyrë që të mos i anulonte më vonë. Por, as ajo nuk mund të dijë se çfarë do të ndryshojë dhe i druhet situatës.

Fenomeni tjetër

Edhe Paqartësi në linjat e udhëtimeve nëpër botë Botë Paqartësi në linjat e udhëtimeve nëpër botë

Në anën tjetër, linja ajrore më e madhe në Evropë, Ryanair, uli parashikimin e saj rreth numrit të pasagjerëve për muajin dhjetor, nga 11 milionë në 10 milionë. Një fenomen tjetër po ndodh në SHBA, disa linja ajrorë janë akoma optimiste. Për periudhën nga 17 dhjetori deri më 3 janar, linja ajrore Delta thotë se pret të fluturojnë rreth 8 milionë njerëz, më shumë se dyfishi i sezonit të festave të vitit të kaluar, por më pak se 9.3 milionë pasagjerë që ishin në 2019. E njëjta gjë u vërejt edhe në lindjen ajrore ‘American Airlines’.

Të dyja linjat panë se udhëtimet ndërkombëtare ishin ato më të prekurat nga varianti omikron. Ky ishte rasti me Alex Wong, gazetar dhe producent në Toronto i cili anuloi një fluturim në mes dhjetorit për në Nju Jork. Ai shqetësohej se do të futej në karantinë pas kthimit të tij dhe kështu nuk do të mund ta shihte familjen e tij gjatë pushimeve. “Mendoj se është vendimi i duhur,” tha ai në një mesazh me tekst.

Ai do të marrë një vaksinë përforcuese dhe do t’i vizitojë prindërit e tij, të cilët jetojnë afër. Kjo është gjëja që të gjithë duhet ta bëjnë, thuhet nga shumë ekspertë.

Ndërkaq, Matthew Binnicker, drejtor i virologjisë klinike në Klinikën Mayo në Rochester, Minesota, tha që njerëzit duhet të konsiderojnë marrjen e një testi të shpejtë për COVID-19 ose një test PCR 24 orësh kur kanë për t’u mbledhur me të afërmit. Por, ekspertët thonë se testet nuk parandalojnë mundësinë e infeksionimit. Prandaj, ata sugjerojnë që të rimendohen planet e grumbullimeve në grupe të mëdha.

Edhe OBSH-ja bën lutje: Anuloni festimet e Vitit të Ri Botë OBSH-ja bën lutje: Anuloni festimet e Vitit të Ri

Për më tepër, grupe të vogla prej më pak se 10 personash mund të mblidhen nëse të gjithë janë të vaksinuar, mbajnë maska, ndërsa personat e ndjeshëm të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ekspertë të tjerë rekomandojnë hapjen e dritareve për të përmirësuar ajrosjen dhe për të qëndruar jashtë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Për mua, pushimet janë një kohë e mirë për të menduar për të tjerët. E kjo shpesh shprehet përmes dhënies së dhuratave, donacioneve bamirëse ose vullnetarizmit,” tha Binnicker. “Por këtë vit, ka një mënyrë tjetër të shkëlqyer për të menduar për të tjerët dhe kjo është të merren masa paraprake për të ndaluar përhapjen e COVID-19 dhe gripit.”