Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sunak njofton Zelenskyn për 60 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar njofton paketën e mbrojtjes ajrore prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka bërë të ditur për një paketë të mbrojtjes ajrore prej 60 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë vizitës së tij të parë në Kiev të shtunën, sipas Doëning Street.

“Gjatë takimit të tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Sunak konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë një paketë të re të madhe të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në mbrojtjen e civilëve ukrainas, dhe infrastrukturës kritike kombëtare nga një breshëri e fortë e sulmeve ruse", sipas një njoftimi për shtyp të Downing Street.

“Paketa prej 50 milionë funtesh e ndihmës mbrojtëse përfshin 125 armë kundërajrore dhe teknologji për të luftuar dronët vdekjeprurës të furnizuar nga Irani, duke përfshirë dhjetëra radarë dhe aftësi të luftës elektronike kundër dronëve”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas deklaratës, gjatë vizitës së tij të papritur në kryeqytetin ukrainas, Sunak vendosi lule në një memorial për të vdekurit e luftës në Ukrainë dhe ndezi një qiri në një memorial për viktimat e urisë në Holodomor, të viteve 1930.

Edhe Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë Botë Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë

Kryeministri u takua gjithashtu me reaguesit e parë ukrainas, të cilët treguan "punën e tyre të tmerrshme" për të shpëtuar të mbijetuarit nga rrënojat dhe për të luftuar zjarret e shkaktuara nga sulmet ajrore ruse dhe sulmet me mortaja.