Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në Paris mund të ketë pasur motive terroriste

Foto: Reuters

Hetuesit anti-terror kanë marrë përsipër hetimin për vrasjen e katër punonjësve të policisë nga një koleg i tyre në Paris të enjten.

Një specialist 45-vjeçar i IT-së vrau tre oficerë policie dhe një punonjës administrativ në një përleshje me thikë, në selinë e policisë në Paris, raporton KTV.

Motivi është i paqartë, derisa fillimisht mendohej se një mosmarrëveshje për vendin e punës mund të konsiderohej shkak.

Por, hetuesit thonë se informacionet e reja tregojnë se rasti mund të jetë terrorist.

Sulmuesi Mickael Harpon, u qëllua për vdekje nga një oficer i ri i policisë pasi sulmoi kolegët në disa zyra në ndërtesën qendrore të policisë në Paris.