Personi i dyshuar se me veturën e tij i ka sulmuar njerëzit në qendër të Nju Jorkut, pritet që gjatë ditës së sotme të paraqitet në gjykatë.
Nga ky sulm i djeshëm është vrarë një femër 18 vjeçare dhe 23 persona të tjerë janë plagosur.
Sulmuesi Richard Rojas, veteran 26 vjeçar i ushtrisë amerikane nga Bronksi i Nju Jorkut, është akuzuar për vrasje, për disa përpjekje për vrasje dhe për rrezikim për vrasje me automjet.
I dyshuari, që ka histori të arrestimit për shkak të grahjes së makinës në gjendje të dehur dhe për kërcënim me thikë, i ka thënë policisë se kishte “dëgjuar zëra”.
Raportohet se Rojas ishte liruar nga ushtria në vitin 2014, për shkak të problemeve disiplinore.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrin në 15 numri i të vrarëve në New Orleans, i dyshuari ishte inspiruar nga Shteti Islamik
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë
-
Akuzohet për vrasje personi në Teksas që goditi për vdekje me veturë tetë persona
-
Qëllohet për vdekje gruaja që hyri në rrugën e gabuar me veturë në New York
-
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 10 personave në New York