Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet parada ushtarake në Jemen, mbi 32 të vdekur

Lëvizja Houthi nga Jemeni por e lidhur ngushtë me Iranin, ka nisur disa sulme me raketa e dronë të enjten mbi paradën ushtarake në Aden, ku mbetën të vdekur mbi 32 persona.

Nga ky sulm kanë mbetur të vdekur më së paku 32 persona, raporton Reuters, transmeton Koha.net

Kanali zyrtar i lëvizjes Houthit, Al Masirah TV ka thënë se ky grup ka lansuar raketa balistike me rreze të mesme si dhe një dronë të armatosur në këtë paradë, të cilën ata e përshkuan si një inskenim për të përgatitur një lëvizje ushtarake kundër provincave të mbrojtura nga kjo lëvizje.