Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet me dronë një bazë ushtarake, vriten tre rusë

Tre anëtarë të personelit ushtarak rus u vranë mëngjesin e së hënës nga një dron ukrainas, që sulmoi një bazë në rajonin e Saratovit, raportoi TheGuardian.

Kjo u bë e ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që tha se droni goditi pranë aeroportit ushtarak.

“Si pasojë e rënies së dronit, tre ushtarakë teknikë rusë që ndodheshin në aeroport, u qëlluan për vdekje”, thuhet në njoftim.

Baza ajrore, pranë qytetit të Saratovit, është rreth 730 kilometra në juglindje të Moskës, afër 600 kilometra nga Ukraina.

Kjo bazë u godit edhe në fillim të këtij dhjetorit.

Artikuj të ngjashëm