Emanuel kundërshtoi të mërkurën se ngritjet dhe ushtrimet ushtarake nga SHBA-ja dhe partnerët e saj në Indo-Paqësor nuk janë akte kontrolli, siç akuzon Pekini, por akte parandaluese kundër agresionit të mëtejshëm - dhe ndoshta më të rrezikshëm - kinez
(CNN) - Kina nuk duhet të jetë e befasuar me thellimin e marrëdhënieve ushtarake mes Washingtonit dhe aleateve aziatike, duke parë sjelljet agresive të Pekinit ndaj shteteve fqinje, ka thënë ambasadori amerikan në Japoni në një intervistë për CNN-in.
“Mund t’i shihni Indinë, Filipinet, Australinë, SHBA-në, Kanadanë apo Japoninë. Kina në tre muajt e fundit ka pasur përplasje ushtarake ose të një lloji tjetër të konfrontimit me çdo shtet. Dhe është e befasuar që shtetet po ndërmarrin hapa për të mbrojtur veten. Çfarë mendoi se do të bënin ato?”, ka thënë ambasadori amerikan Rahm Emanuel.
I dërguari i SHBA-së renditi një varg veprimesh ushtarake agresive nga Kina, duke përfshirë “sulmet” kundër Indisë përgjatë kufirit të tyre të përbashkët në Himalaje, anijet e rojave bregdetare kineze që kishin cak me laser anijet filipinase në Detin e Kinës Jugore, gjuajtjen e raketave në Japoni dhe ngacmimin e avionëve amerikanë, kanadezë dhe australianë nga anijet dhe avionët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Pekini ka mohuar të jetë agresor në të gjitha ato raste dhe ka akuzuar Washingtonin se është nxitësi kryesor i tensioneve të rritura në rajon.
Të martën, ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang, paralajmëroi se “konflikti dhe konfrontimi” me SHBA-në është i pashmangshëm nëse Washingtoni nuk ndryshon qasjen.
Edhe
Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës
“SHBA-ja pretendon se kërkon të konkurrojë me Kinën, por nuk kërkon konflikt. Por në realitet, e ashtuquajtura ‘konkurrencë’ nga SHBA-ja është frenim dhe shtypje e gjithanshme, një lojë me shumën zero të jetës dhe vdekjes”, ka thënë ai gjatë konferencës së tij të parë për shtyp.
“Përmbajtja dhe shtypja nuk do ta bëjnë Amerikën të madhe dhe SHBA-ja nuk do të ndalojë përtëritjen e Kinës”, ka thënë Qin.
Emanuel kundërshtoi të mërkurën se ngritjet dhe ushtrimet ushtarake nga SHBA-ja dhe partnerët e saj në Indo-Paqësor nuk janë akte kontrolli, siç akuzon Pekini, por akte parandaluese kundër agresionit të mëtejshëm - dhe ndoshta më të rrezikshëm - kinez.
“Ata janë bashkuar për të kuptuar se agresioni kinez nuk mund të vazhdojë siç është, kështu që çdo vend po ndërmerr hapa, si brenda një aleance (dhe) edhe brenda interesit të tyre vetjak, për të krijuar një koalicion gjithëpërfshirës parandalues. Kjo është ajo që po ndodh”, ka thënë Emanuel.
Edhe
Kina: Japonia na kërcënon ushtarakisht
Ai e ka vlerësuar Japoninë për dyfishimin e buxhetit të saj të mbrojtjes dhe marrjen e një roli udhëheqës në rajon, duke përmendur planet që ajo të operojë patrullime të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore me Filipinet dhe marrëveshjen e saj me Korenë e Jugut vetëm këtë javë për të zgjidhur ankesat që datojnë para Luftës së Dytë Botërore në lidhje me sundimin kolonial të Japonisë në Kore.
Ambasadori amerikan gjithashtu ka vlerësuar kryeministrin japonez, Fumio Kishida, dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, për vendosjen e së ardhmes përpara historisë dhe marrjen e një qëndrimi që ka shkaktuar reagime të brendshme si në Tokio ashtu edhe në Seul.