Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet ajrore godasin Mykolaivin

Sulmet ajrore ruse në Mykolaiv kanë ndodhur gjatë gjithë ditës, ka thënë një zyrtar rajonal, shkruan BBC.

Sulmi vjen një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një kazermë ushtarake në qytetin jugor të Ukrainës. Rreth 200 ushtarë raportohet të kenë fjetur në kazermë kur goditën tre raketa ruse.

Vitaly Kim, kreu i administratës rajonale, tha se nuk kishte as kohë të mjaftueshme për të ngritur alarmin.

“Mesazhi (alarmi) dhe bombardimet arritën në të njëjtën kohë”, shkroi ai në rrjetet sociale. Ai nuk dha detaje për shkallën e dëmit apo për ndonjë viktimë të mundshme.