Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulme brenda llogoreve, si po i qëllon Ukraina rusët me predha

Nga brendësia e llogoreve, Ukraina po vijon kundërofensivën ndaj caqeve ruse, në disa zona luftimesh.

Blogu ushtarak i Ukrainës, Operativno_ZSU, publikoi pamje të një ushtari që vendosi predhën në sistemin e hedhjes, dhe nga distanca nëpërmjet litarit, e aktivizoi atë.

Predha u nis për ku ishte pozicionuar, ndërsa lokacioni nuk është bërë i ditur.

Instituti Amerikan i Luftës njoftoi të enjten në raportin e përditshëm se Ukraina po shënon sukses nëpërmjet kundërofensivës, që nisi javë më parë.

Ndërsa, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se progresi i kundërofensivës është i ngadalshëm.