Pesë veta janë vrarë dhe së paku 38 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Helmand të Afganistanit.
Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se sulmuesi ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë në një vendparkim pranë selisë së policisë në qytetin Lashkar Gah.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët thanë se të vrarët përfshijnë fëmijë, gra dhe ushtarë.
Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do t'i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët.
Talibanët kanë prani të madhe në Helmand.