Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm nga lart, si mbeti rusi i plagosur rëndë nga predha ukrainase

Ushtria ukrainase ka filmuar momentin kur një ushtar rus u godit me predhë nga lartësia.

Ushtari po voziste një automjet ushtarak, ndërsa predha me dronë i ra para mjetit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Blogu ukrainas “Inside the AFU” ka publikuar pamjet në rrjetin social X, ku aty shihet një bashkëluftëtar i rusit që i shkon në ndihmë.

Ushtari i plagosur është shumë i gjakosur, e nuk u bë i ditur fati i tij e as lokacioni i sulmit.

Ukraina po sulmon vazhdimisht në caqet ruse brenda territorit të saj.

Luftimet, ndonëse më të reduktuara, po vijojnë.