Një person ka mbetur i vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm që ndodhi në një dyqan në Tennessee të Shteteve të Bashkuara. Sulmi ndodhi në Collierville të enjten pasdite, rreth 56 kilometra në lindje të qytetit Memphis.
Autoritetet kanë konfirmuar se sulmuesi më pas është gjetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri në dyqanin në lindje të Memfisit.
Shefi i Policisë së Koliervilit, Dale Lane tha se gjithsej 13 persona u qëlluan dhe 12 prej tyre u dërguan në spitale, disa me plagë më të rënda.
Autoritetet ende nuk kanë zbuluar identitetet e sulmuesit dhe të viktimave, derisa hetimet për ngjarjen tashmë kanë filluar.
Artikuj të ngjashëm