Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me thikë në Gjermani, vritet një nxënëse e një tjetër plagoset

Një vajzë 14-vjeçare ka vdekur ndërkaq një tjetër 13-vjeç ka pësuar lëndime të rënda pasi një burrë i ka sulmuar me thikë derisa po shkonin në shkollë, në Gjermaninë jugore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari vinte nga një strehimore refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe ka sulmuar nxënëset, raportoi BBC-ja.

Sipas Policisë, vajza më e madhe ka vdekur në spital nga plagët.

Policia ka arrestuar burrin 27-vjeçar si të dyshuar për sulmin, derisa është bërë e ditur se ai ishte një kërkues azili nga Eritrea.

I dyshuari është gjetur me thikë në dorë në një ndërtesë afër vendit ku ka ndodhur sulmi. Në lidhje me rastin janë burgosur edhe dy burra të tjerë.

Edhe 17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik Arbëri 17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik

Ndërkaq, nga spitali ku po trajtohet 13-vjeçarja është bërë e ditur se ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Illerkirchberg është një qytet i vogël me më pak se 5,000 banorë.