Në rrethana misterioze mbrëmë në natën e Krishtlindjeve është futur në korridorin e selisë së Partisë Sociademokrate (SPD) në Berlin një makinë. Lajmin e ka konfirmuar sot në mëngjes edhe një zëdhënëse e policisë, për agjencinë e lajmeve DPA.
Ndërkohë policia ka nisur edhe hetimet për këtë ngjarje, por deri tani nuk ka ndonjë të dhënë konkrete për motivet e këtij sulmi.
Gjurmët e zjarrit...
Policia ka gjetur edhe gjurmë të zjarrit në makinë, ku ishin vënë edhe rezervuar me karburante si dhe shishe për ndezjen më të shpejtë të zjarrit. Në fotografitë nga vendi i ngjarjes është parë edhe një llambë për ndezje zjarri. Në makinë janë parë gjurmë të qarta të zjarrit, sepse disa pjesë të makinës ishin të djegura dhe shkrira.
Në informacionet e para thuhet se makina është futur në qendrën e SPD në hyrjen kryesore të Shtëpisë Willy-Brandt. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në spital. Thuhet se fjala është për një person 58-vjeçar. Në bisedat e para informative ai ka deklaruar se në këtë mënyrë ka dashur të bëjë vetëvrasje.
Por policia po hulumton edhe motive të tjera të mundshme të këtij sulmi, sepse nuk dihet pse ky person ka zgjedhur pikërisht qendrën e SPD për të bërë vetëvrasje. Deri tani nuk është bërë e ditur se në selinë e SPD ka pasur ndonjë tubim që mund të ketë qenë në shënjestër të këtij personi.
-
Incidenti me makinë në Berlin nuk ka shenja të terrorizmit
-
Kemi të bëjmë me sulm islamist, thotë ministri gjerman pas futjes së veturës në “Berlin Pride”
-
Një i vdekur pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”, vritet i dyshuari
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Arrin në gjashtë numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani