Një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në Homs ka lënë të paktën 80 të vdekur e mbi 240 të lënduar, raportojnë mediumet shtetërore siriane të enjten.
Droni i mbushur me eksploziv shënjestroi një ceremoni diplomimi të kadetëve, ku ishin prezentë edhe familjarët e tyre. Në sulm vdiqën gra dhe fëmijë.
Më herët ishte pretenduar se numri i të vdekurve është mbi 100.
Ushtria e Sirisë ka fajësuar “grupet terroriste të mbështetura nga forcat ndërkombëtare” për sulmin.
Deri më tash asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Artikuj të ngjashëm