Botë

Sulm me armë në Indianapolis, tetë të vdekur

Tetë njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë u lënduar në një sulm në qytetin e Indianapolisit në SHBA.

Dëshmitarët kanë dëgjuar të shtëna me armë në objektin e FedEx-it dhe një tha se ka parë një burrë duke gjuajtur me armë automatike, raporton BBC.

I armatosuri, i cili thuhet se ka vepruar vetëm, raportohet ta ketë vrarë veten. Autoritetet thanë se nuk kishte më kërcënim për sigurinë publike.