Gjashtë persona janë qëlluar me armë zjarri në orët e para të së martës pranë Spitalit Methodist North në Tennessee të SHBA-së, thanë zyrtarët e spitalit dhe të zbatimit të ligjit.
Policia e Memphisit ka bërë të ditur se ka gjetur gjashtë viktima të cilat "të gjitha ishin qëlluar nga të dyshuarit nga një veturë SUV i zi", raportoi CNN të martën.
Katër prej viktima janë në gjendje kritike, bëri të ditur policia e Memphisit disa orë më vonë.
Incidenti afër një vendi ku njerëzit shkojnë për të kërkuar kujdes, ofron një shembull tjetër se si dhuna me armë ndërpret jetën amerikane në vende që tradicionalisht shihen si të sigurta, shkruan CNN.
Ai renditet gjithashtu në mesin e më shumë se 400 të shtënave masive këtë vit në Shtetet e Bashkuara, sipas Arkivit të Dhunës me Armë, i cili përcakton incidente të tilla si ato në të cilat të paktën katër persona janë qëlluar.
“Asnjë punonjës i spitalit nuk u lëndua nga të shtënat”, tha në një deklaratë Methodist Healthcare në Memphis.
-
Shumë të plagosur nga të shtënat në një spital në SHBA
-
Dy të vdekur dhe tre të tjerë në gjendje të rëndë nga sulmi në Manchester
-
Gjashtë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës
-
Katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në sulmin me armë në Alabama
-
Policia në SHBA po kërkon një person, shtiu në drejtim të veturave në autostradë e lëndoi 7 persona