Dy amerikanë dhe një britanik janë vrarë në sulmin raketor mbi bazën ushtarake amerikane në Taji të Irakut, ka bërë të ditur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për CNN.
Zyrtarët shtuan se baza u sulmua me 15 raketa të vogla “Katyusha”, të mërkurën mbrëma.
Po ashtu u plagosën 12 ushtarë.
Ndërkohë sipas “Sky News Arabia”, forcat amerikane e kthyen goditjen duke sulmuar bazën e rebelëve irakianë në provincën Anbar, që ndodhet në kufirin Irak – Siri.
Sulmi mbi bazën amerikane është i radhës. Kohët e fundit janë shpeshtuar sulmet mbi forcat amerikane dhe partnerët në Irak.
Edhe
Të paktën pesë të plagosur nga një sulm me raketë në bazën amerikane në Irak
Para pak kohësh edhe Parlamenti i Irakut votoi për fundin e qëndrimit të trupave të huaja në vend. Nisma u mor pasi u vra komandanti iranian Qasem Soleimani në Irak, në një sulm me dron nga forcat amerikane.
سقوط عشرة صواريخ كاتيوشا داخل معسكر التاجي بدون خسائر , تم العثور على عجلة نوع كيا بنكو تحمل منصة صواريخ فيها ثلاث صواريخ متبقية جنوب منطقة الراشدية. pic.twitter.com/onxirvQgTs
— خلية الإعلام الأمني?? (@SecMedCell) March 11, 2020