Si pasojë e një sulmi ajror ndaj një xhamie në fshatin Xhina, të qytetit Etarib në afërsi të Halepit, kanë humbur jetën të paktën 58 persona.
Bëhet e ditur se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet për nxjerrjen e të plagosurve nën gërmadhat e xhamisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari i mbrojtjes civile në këtë rajon, Jahja Xhevad, ka thënë: ''Një avion luftarak ka sulmuar një xhami në fshatin Xhina të qytetit Etarib, pranë Halepit, ndërkohë që falej namazi i jacisë.''
Si pasojë e sulmit të paktën 58 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbretëron shqetësimi për rritjen e numrit të të vrarëve pasi që në xhami gjatë faljes së namazit kishte 200-300 njerëz.
Mësohet se sulmi ndaj xhamisë ishte ndërmarr nga avionët luftarak të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM).
Në deklaratën me shkrim të bërë nga CENTCOM në lidhje me sulmin pretendohet se sulmi në fjalë është kryer në Idlib, ndërsa bëhet e ditur se “Është goditur një territor nën kontrollin e Al Kaedës dhe se në këtë sulm është vrarë një numër i madh i terroristëve”.
Një zyrtarë i CENCOM-it në përgjigje të pyetjes se a bëhet fjalë për sulmin e njëjtë në Idlib dhe fshatin Xhina, konfirmoi se sulmi nuk ka ndodhur në Idlib por në fshatin Xhina në afërsi të Halepit.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe CENTCOM bënë të ditur se kanë filluar me hetime në lidhje me rastin dhe se do ti publikojnë detajet, ndërsa nuk mohuan se sulmi në fjalë mund të jetë ndërmarr ndaj xhamisë.