Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, ka ripërsëritur se SHBA-ja dëshiron të shohë rezultate në qëllimin e Izraelit për të shmangur viktimat civile në Gaza.
Sullivan thotë se ekziston një "çështje themelore e dinjitetit" që populli palestinez e meriton si qenie njerëzore dhe ai thotë se kjo i është përcjellë qeverisë izraelite, shkruan BBC.
Ai shtoi se Hamasi vazhdon të mbajë pengje në "kushte të rënda" dhe se ata "po përdorin civilët si mburojë, të fshehur pas spitaleve dhe shkollave".
Sullivan përsëriti se Izraeli ka të drejtën "të shkojë pas Hamasit" duke marrë parasysh ligjin ndërkombëtar.
"Unë iu bashkova presidentit Biden në vizitën e tij më 18 tetor dhe mesazhi ynë atëherë është i njëjtë me mesazhin tim sot, që është se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin", tha ai.
-
Biden: Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmit, ashtu si çdo komb tjetër në botë
-
SHBA-ja thotë se po synon “t’i ulë temperaturat” në Lindje të Mesme
-
Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund
-
Bideni thotë se Netanyahu mund të jetë duke e zgjatur luftën në Gaza për arsye politike
-
Negociata e jo njohje e njëanshme, thotë Shtëpia e Bardhë për shtetin palestinez