Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia vret tre shimpanze pasi u arratisën nga një kopsht zoologjik

Tre shimpanze u vranë disa orë pas arratisjes nga një kopsht zoologjik në Suedi, kanë bërë të ditur mediat suedeze.

Një shimpanze tjetër është plagosur, derisa i pesti besohet se është kthyer i padëmtuar në kopsht, me dëshirën e tij.

“Ato janë kafshë shumë të forta dhe absolutisht të pazbutura”, ka thënë Daniel Wikdahl, një zëdhënës i Policisë, për transmetuesin publik SVT të mërkurën. Ai ka shtuar se ishte vendimi i kopshtit zoologjik që të qëllonte të katërt për shkak të rrezikut për publikun, raportoi The Guardian.

Annika Troselius, një zëdhënëse e kopshtit zoologjik “Furuviksparken” i cili ndodhet 165 km në veri të Stokholmit, tha se kafshët duhej të vriteshin sepse nuk kishte qetësues të mjaftueshëm për t'i nënshtruar të gjitha.

“Ne kishim veterinerë në skenë, por ata bënë vlerësimin se nuk kishim mjaftueshëm anestezi. Kjo është arsyeja pse ne thirrëm gjuajtësit”, tha Troselius për TV4.

“E gjithë kjo situatë është tragjike në çdo mënyrë. Ne marrim përgjegjësinë e plotë”, ka shtuar ajo.

Edhe Dalja e luanëve nga rrethojat shkaktoi panik në kopshtin zoologjik të Sydneyt Kuriozitet Dalja e luanëve nga rrethojat shkaktoi panik në kopshtin zoologjik të Sydneyt

Troselius tha se kopshti zoologjik besonte se shimpanzeja e pestë ishte kthyer me vullnetin e vet.

"Shimpanzetë janë kafshë të forta dhe kanë një klasifikim me rrezik të lartë. Stafi ynë nuk lejohet të punojë në kontakt të ngushtë me ta”, ka thënë Troselius.

Kopshti zoologjik “Furuviksparken”, i cili aktualisht është i mbyllur për sezonin, ka shtatë shimpanze dhe thuhet se është stacioni i vetëm i kërkimit të primatëve në rajonin nordik.