Parlamenti i Suedisë ka miratuar të mërkurën zyrtarisht një projektligj për të lejuar vendin të anëtarësohet në NATO, raportoi Associated Press.
Ligjvënësit suedezë votuan me shumicë dërmuese në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke nënshkruar anëtarësimin e vendit së bashku me legjislacionin e kërkuar.
Parlamenti me 349 ligjvënës autorizoi pranimin e Suedisë në NATO me votim prej 269 për, 37 kundër dhe me 43 të tjerë që kanë munguar.
Kjo ishte pengesa e fundit e brendshme që vendi të bëhej pjesë e aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh.
Gjashtë nga tetë partitë e përfaqësuara në parlament ishin në favor të anëtarësimit në NATO dhe votimi që pasoi një debati gati shtatë-orësh u pa si një formalitet.
"Anëtarësimi në NATO është mënyra më e mirë për të mbrojtur sigurinë e Suedisë", ka thënë ministri i Jashtëm, Tobias Billstroem gjatë diskutimeve. Ai e quajti këtë një ngjarje historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme të politikës së sigurisë ndonjëherë për vendin.
Edhe
Turqia hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO
Suedia dhe Finlanda fqinje kërkuan të bashkohen me aleancën ushtarake transatlantike vitin e kaluar në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Por procesi është penguar nga Turqia, e cila së bashku me Hungarinë ende nuk i kanë ratifikuar anëtarësimet.
Suedia në veçanti është përballur me kundërshtime nga Turqia, e cila thotë se Stokholmi strehon anëtarë të atyre që Turqia i konsideron grupe terroriste - një akuzë që Suedia e mohon - dhe ka kërkuar ekstradimin e tyre si një hap drejt dhënies së dritës së dritës për anëtarësimin e Suedisë në NATO.