Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia mbyll hetimin 34-vjeçar rreth vrasjes së kryeministrit

Prokurorët suedezë kanë thënë se besojnë që e dinë kush e vrau kryeministrin suedez, Olof Palme më 1986, duke shtuar se i dyshimti ka vdekur.

Ata e kanë identifikuar të dyshimtin si Stig Engstrom, i cili e vrau veten më 2000, raporton BBC, transmeton KOHA.

Si rezultat i kësaj, ata e kanë mbyllur hetimin 34-vjeçar rreth vrasjes së Palmes, ka bërë të ditur kryeprokurori Krister Petersson.

Palme është qëlluar në shpinë, teksa po shkonte në shtëpi nga kinemaja, me bashkëshorten e tij, Lisbet, në Stockholm.

Vrasja ndodhi në rrugën më të frekuentuar në Stockholm dhe dhjetëra dëshmitarë e panë burrin shtatëlartë duke shkrepur, para se të ikte nga vendi i ngjarjes.

Mijëra persona janë marrë në pyetje rreth vrasjes së tij.