Policia e Stokholmit ka konfirmuar të premten se ka autorizuar një protestë këtë fundjavë, ku një burrë ka deklaruar se do ta djegë Biblën dhe Torën [libri i shenjtë i hebrenjve] jashtë ambasadës izraelite në kryeqytetin suedez, shkruan AP.
Zyrtarët izraelitë i bënë thirrje qeverisë suedeze ta ndalojë protestën, e cila është planifikuar të zhvillohet të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSuedia kohët e fundit u përball me kritika të forta nga vendet myslimane për lejimin e djegies së Kuranit në protesta të vogla anti-islame.
Personi që paraqiti kërkesën për protestën e së shtunës, ka thënë se donte të digjte Biblën dhe Torën jashtë ambasadës izraelite në përgjigje të djegies së Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm muajin e kaluar nga një emigrant irakian.
Protesta pritet të nisë nesër nga ora 13:00.
E drejta për të mbajtur protesta publike është e fortë dhe e mbrojtur nga kushtetuta në Suedi. Ligjet e blasfemisë u braktisën në vitet 1970. Policia jep leje nëse beson se një tubim publik mund të mbahet pa ndërprerje të mëdha ose rreziqe për sigurinë publike.