Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sudani i druan përhapjes së virusit në mesin e refugjatëve

Sudani ka ngritur shqetësimet për përhapje masive të koronavirusit në mesin e kampeve të refugjatëve, ku janë vendosur mijëra shtetas të Etiopisë të zhvendosur për shkak të luftimeve në Tigrej.

Mjeku Ali Mohamed, i cili udhëheq një klinikë të vogël në kampin e Rakubas në Sudan, ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që refugjatët të testohen nëse janë infektuar me virus. Ai ka thënë se krejt çfarë mund të bëjnë mjekët e organizatës “Mjekët pa Kufij” është t’u ofrojnë maska atyre që druajnë se kanë simptoma të COVID-19.

Janë dhjetëra e mijëra refugjatë që kanë kaluar kufirin ndërmjet Sudanit dhe Etiopisë pas luftimeve ndërmjet kryengritësve të rajonit Tigrej dhe forcave të rregullta qeveritare të Etiopisë. Sudani ka raportuar për ngritje të numrit të rasteve me COVID-19 pas krizës së refugjatëve.