Hartum, 2 mars - Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka emëruar ndihmësin e tij Bakri Hassan Saleh si kryeministër.
Ky vend bëhet me kryeministër pas tri dekadash.
Ibrahim Mahmud, ndihmëspresident dhe zëvendëskryetar i Partisë Kongresi Nacional të kryesuar nga Bashir, në një konferencë për media ka thënë se "Në mbledhjen me zyrtarët e lartë të partisë, është rënë dakord që Saleh të emërohet si kryeministër. Saleh në të njëjtën kohë do të vazhdojë të ushtrojë edhe detyrën e ndihmësit të parë të presidentit".
Artikuj të ngjashëm