Së paku tetë alpinistë kanë vdekur pas një stuhie të ashpër që shkatërroi kampin e tyre në Himalaje.
Grupi pesë anëtarësh i ekspeditës dhe katër udhërrëfyes të Nepalit ishin të vendosur në kamp në malin Gurja, kur stuhia goditi, raportuan policia.
Një helikopter shpëtues konfirmoi që ka parë tetë trupat në gërmadhat e kampit, por nuk ka mundur të qëndrojë për shkak të motit të ligë.
Mediat lokale raportuan se jugkoreani Kim Chang-ho, më i shpejti që ka arritur në 14 majat e botës pa përdorur boca të oksigjenit, është në mesin e të vdekurve.
Organizatorët kishin ngritur alarmin pas humbjes së kontaktit me grupin për rreth 24 orë. /rel
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë alpinistë vdesin pasi goditen nga orteku në Nepal
-
Gjashtë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Nepal
-
10 të vdekur e mbi 20 të zhdukur nga orteku në Himalajet Indiane
-
Katër të vdekur e dhjetëra të humbur pasi një ortek godet në Himalaje
-
Alpinisti nepalez pushton 14 majat më të larta në botë për gjashtë muaj