Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një stuhie të fuqishme rëre, e cila ka goditur sërish Indinë.
Stuhia ishte përcjellë me shpejtësi prej 70 kilometra në orë dhe ka shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe rrëzoi shumë pemë dhe largpërçues në shtetin federal Utar Pradesh, në veri të Indisë, njoftuan autoritetet, transmeton ksp.
Në pjesë të ndryshme të këtij shtetit, kanë humbur jetën të paktën 9 persona dhe 23 janë lënduar. Në New Delhi nga stuhia kanë humbur jetën dy persona dhe 18 janë lënduar, transmeton agjencia PTI.
Stuhia ka përfshirë edhe pjesët perëndimore dhe jugore të Indisë.
Artikuj të ngjashëm