Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

77 të vdekur dhe 143 të plagosur nga stuhitë e rërës në Indi

Nju Delhi, 3 maj – Të paktën 77 persona kanë humbur jetën dhe 143 të tjerë janë plagosur si pasojë e stuhive të rërës në veri të Indisë, njoftuan autoritetet indiane, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

“Shtetet Uttar Pradesh dhe Rajasthan kanë qenë më të prekurat me respektivisht 46 dhe 31 të vdekur të regjistruar”, sipas zyrtarëve të autoriteteve për menaxhimin e katastrofave të këtyre dy shteteve.

Shkaku për pjesën më të madhe të të vdekurve ka qenë rrëzimi i pemëve apo mureve si pasojë e erërave të forta.

Artikuj të ngjashëm