Një stuhi bore mund të shkaktojë kaos në disa pjesë të SHBA-së, përkatësisht në disa pjesë të bregdetit lindor ku janë më shumë se 60 milionë banorë.
Stuhia pritet të shtrihet nga Colorado te Maine dhe paralajmërimet janë edhe për 14 shtete tjera.
Për disa vende është parashikuar të bie borë deri në 60 centimetra. Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar vështirësim të kushteve të udhëtimit dhe ndërprerje të energjisë, shkruan BBC.
Të paktën dy persona kanë vdekur në Pensilvani pas një përplasje me shumë makina në autostradën 80 në qarkun Clinton. Policia tha se shumë njerëz u plagosën në përplasjen e cila përfshiu midis 30-60 automjete.
Në Nju Jork, Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio ka paralajmëruar se stuhia mund të jetë më e madhja që qyteti ka parë në disa vite. Ai paralajmëroi banorët që “ta marrin këtë seriozisht”.