Jack Watling nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve dhe njëherit studiues i luftës tokësore ka deklaruar se Izraeli ka ndërprerë furnizimin e Gazës me internet për t’ia pamundësuar Hamasit komunikimin.
Siç ka raportuar BBC-ja të hënën, Watling ka thënë se ushtria izraelite po përcjell “një proces shumë metodik” duke izoluar fillimisht pjesë të Rripit të Gazës “e më pas po futet në të po e pastron”.
Sipas tij, komunikimi nëpërmjet telefonit dhe internetit është ndërprerë.
“Kjo është e rëndësishme nga pikëpamja ushtarake sepse zvogëlon aftësinë e Hamasit për të raportuar vendndodhjet e luftëtarëve të tyre dhe gjëra të tjera”, është shprehur ai.
Natën e kaluar, Forcat Mbrojtëse të Izraelit bënë të ditur se e kanë rrethuar Gazën dhe e kanë arritur vijën bregdetare, duke ndarë në mënyrë efektive Rripin në veri dhe në jug.
Edhe
Gaza sërish pa internet
Sipas studiuesit të luftës, pasojat humanitare në Gaza do të jenë të mëdha.
“Do të shohim shumë civilë të vrarë, veçanërisht ata që janë ende në qytetin e Gazës sepse tashmë është i izoluar”, ka thënë ai.