Një studim spanjoll mbi kombinimin e vaksinave kundër COVID-19 ka treguar se imunizimi me kurën e kompanisë “Pfizer” i personave që për dozë të parë kanë marrë vaksinën e “AstraZenecas” është dëshmuar jashtëzakonisht i sigurt dhe efektiv.
Studimi i “Combivax”, i kryer nga Instituti spanjoll për Shëndetësi “Carlos III”, ka vërtetuar se sasia e antitrupave IgG në një periudhë të shkurtër është rritur nga 30 deri në 40 fish më shumë mes personave që për dozë të dytë kanë marrë vaksinën “Pfizer”.
Shifra ka dalluar mes atyre që ishin pjesë e grupit të kontrolluar që ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”.
Njëkohësisht, sasia e antitrupave neutralizues është shtatëfishuar pas dozës së “Pfizerit”, bilanc ky dukshëm më i lartë se pas dozës së dytë me “AstraZeneca”.
Pothuajse 670 vullnetarë të moshave prej 18 deri në 59 vjeçare kanë marrë pjesë në këtë studim dhe atyre si dozë e parë u është dhënë “AstraZeneca”. Përderisa në grupin e dytë, 450 vullnetarëve u është dhënë kura e kompanive “Pfizer”-“BioNTech”. \ Ap
-
Përzierja e vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer” funksionon ndaj COVID-19
-
Përzierja e vaksinave, mënyrë e re potenciale për shërimin e COVID-19?
-
Studimi gjerman: Kombinimi i Pfizer dhe AstraZeneca ka rezultuar efektiv
-
Një dozë e Pfizerit ose AstraZenecas zvogëlon shkallën e infektimit me COVID-19 për 65%
-
Studimi: Sputnik tregon nivele më të larta të antitrupave ndaj Omicronit sesa Pfizer