Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg: Pushtimi brutal rus do të ketë pasoja afatgjate në sigurinë tonë

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s janë takuar sot në Bruksel për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Aleanca po shqyrton opsione për të forcuar krahun lindor në afërsi të Ukrainës dhe Rusisë për 5 deri 10 vjetët e ardhshëm.

“Pushtimi brutal rus pritet të ketë pasoja afatgjate për sigurinë tonë”, ka thënë Stoltenberg.

Në bisedime në selinë e NATO-s, ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austrin dhe homologët e tij do të shqyrtojnë se çfarë mbrojtje afatgjate mund të vendosen në Estoni, Letoni, Lituani e Poloni, dhe se si të ndihmojë aleatët në rajonin e Detit të Zi, Bullgarinë e Rumaninë.

Synimi është të frenojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nga urdhërimi i pushtimit rus të ndonjërit nga 30 aleatët.

Putini kishte urdhëruar NATO-n që të tërheq forcat nga lindja. Por, po ndodh e kundërta.