Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se largimi i Rusisë nga Khersoni do të ishte një “tjetër fitore” për Ukrainën, derisa lufta po vazhdon në muajin e nëntë të saj.
Pas një takimi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Stoltenbergu u ka thënë mediave se tërheqja mund të jetë një shenjë se “Rusia është vënë nën presion të rëndë”, raportoi BBC-ja të enjten.
Stoltenbergu ka shtuar se NATO-ja do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Ukrainës aq sa të ketë nevojë.
Kremlini e ka konfirmuar largimin e trupave ruse nga rajoni i Khersonit, mirëpo nuk e ka quajtur këtë veprim tërheqje por manovrim të forcave të saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon
-
Stoltenberg: Ukraina tejkaloi pritshmëritë
-
Shefi i NATO-s: Bakhmuti mund të bjerë së shpejti
-
NATO-ja po i dërgon karburant dhe gjeneratorë Ukrainës pas sulmeve ruse në infrastrukturën civile
-
Financial Times: Tërheqja e rusëve nga Khersoni, fitore e madhe e Ukrainës