Vendosja prej Rusisë e raketave të reja në Evropë, raketa këto që mund të bartin koka bërthamore, është duke e rrezikuar traktatin kryesor të kontrollit të armëve, që kishte ndihmuar t’i jepet fund Luftës së Ftohtë, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference shtypi në Norvegji.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte bërë të ditur më 20 tetor se Ëashingtoni planifikonte tërheqjen prej traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi, i nënshkruar më 1987, shkaku i atyre që i konsideron shkelje ruse të marrëveshjes, transmeton Koha.net.
“Problemi është vendosja e raketave të reja ruse. Nuk ka raketa të reja amerikane në Evropë, por ka më shumë raketa ruse, të cilave mund t’u montohen kokat bërthamore dhe të cilat e rrezikojnë traktatin”, ka thënë Stoltenberg.