Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake do të bëjë krejt çka është e mundur për ta parandaluar një garë të re armësh me Rusinë.
Stoltenbergu, me këtë po i referohej vendosjes së raketahedhësit rus “Novator”, që tha se është pjesë e planeve të Rusisë për investime më të mëdha në kapacitetet moderne ushtarake të vendit, transmeton KTV.
Shefi i aleancës ka deklaruar se Rusia ka shkelur marrëveshjen e vitit 1987, e cila ndalon raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në territorin e Evropës. E, këtë kapacitet e ka raketahedhësi bërthamor “Novator 9M729”.
Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg tha se veprimi i Moskës është bërë në kuadër të vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja më e rëndësishme e ndalimit të armëve bërthamore INF.
Në anën tjetër, ai i lavdëroi përpjekjet e vendeve aleate për të investuar më shumë në mbrojtje. Sipas tij, deri në vitin 2024, këto vende do të shpenzojnë 400 miliardë dollarë në pajisjet mbrojtëse.
-
NATO-ja në bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gatishmëri, thotë Stoltenbergu
-
Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për një botë me më shumë raketa ruse
-
NATO: Moska refuzon shkatërrimin e raketave të vendosura në Evropë
-
Stoltenberg thotë se Rusia është bërë më agresive, “por ne s’duam ta izolojmë atë”
-
Stoltenberg fton Rusinë të zbatojë Traktatin për Armë Bërthamore