Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg: Disfata e Rusisë në Ukrainë - mënyra më e mirë për ta nderuar Navalnyn

Jens Stoltenberg

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se mënyra më e mirë për të nderuar Alexei Navalnyn, është që të mundësohet disfata e Rusisë në luftën në Ukrainë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Bruksel, Stoltenbergu ka thënë se “besoj fuqishëm se mënyra më e mirë për t’i nderuar kujtimet e Alexei Navalnyt është që të bëhet e mundur që presidenti Putin të mos fitojë në fushëbetejë, por që Ukrainë të mbizotërojë”, është shprehur Stoltenberg, raportoi The Guardian.

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka vdekur në një koloni penale në Rrethin Arktik, javën e kaluar. Liderët perëndimor e kanë bërë presidentin rus, Vladimir Putin, përgjegjës direk për vdekjen e tij, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur rastin “një provë më shumë e brutalitetit të Putinit”.