Ukraina ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se ka kryer rotacionin e parë të stafit në Chernobyl për tri javë.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi tha se agjencia do të dërgojë një mision atje së shpejti pas tërheqjes së forcave ruse që kishin pushtuar vendin.
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, tha se forcat ruse u larguan nga centrali në fillim të prillit drejt kufirit me Bjellorusinë, shkruan Sky News.
IAEA tha të dielën se Ukraina i kishte ofruar agjencisë përditësime në lidhje me dëmtimin e laboratorëve analitikë të zonës për monitorimin e rrezatimit.
Ai tha se ambientet ishin “shkatërruar dhe instrumentet analitike ishin vjedhur, thyer ose çaktivizuar ndryshe” dhe se sistemet për monitorimin e rrezatimit ishin çaktivizuar ose dëmtuar.
“Ndërsa është shumë pozitive që autoritetet ukrainase po rivendosin gradualisht kontrollin rregullator të vendndodhjes së Chernobylit, është e qartë se mbetet shumë punë për ta kthyer vendin në normalitet”, tha Gossi.
“Sapo të jetë e mundur, unë do të kryesoj një mision të IAEA në Chernobyl për të kryer një vlerësim radiologjik atje, për të rifilluar monitorimin e masave mbrojtëse në distancë të objektit dhe materialin e tij bërthamor dhe për të ofruar pajisje”.